Jonida Shehu: Nuk punoj duke pasur parasysh Rudina Magjistarin

Moderatorja Jonida Shehu sot drejton emisionin “Soiree”, por dy vite më parë ishte moderatore e emisionit të pasdites. Ajo ka rrëfyer këtë të premte në emisionin “Trokit” vështirësitë e asaj periudhe në jetën e saj profesionale, si dhe për konkurrencën me emisionet e pasditeve të dhëna nëpër televizionet konkurrente të Top Channelit.

“Programet e pasdites janë një format më i vështirë sepse e para është e përditshme, e dyta e ke më të gjerë audiencën sepse programet me tematika të dedikuara, duhet të flasësh për histori personazhesh, për ngjarje që ja vlen të diskutohen, për kuriozitet, gjëra të reja, kjo e bën pak më të vështirë”, është shprehur fillimisht Jonida.

“Por unë kur kam bërë pasditen nuk kam menduar që po bëj një emision për gra. Secila bën punën e vet, secila është nën presionin e raporteve të audiencës dhe atij filtrit profesional. Prandaj nuk besoj se ndonjëra nga prezantueset apo moderatoret e autoret e pasditeve ka për konkurrencë kolegen. Nuk punon duke pasur parasysh çdo ditë Anilën, Rudinën, Jonidën, Bietën”, ka vijuar më tej ajo.