Zjarr në bodrumin e Ministrisë së Brendshme

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në bodrumin e Ministrisë së Brendshme. 

Mësohet se zjarri ka rënë afër dhomës së serverit TIMS.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në ndezjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:45 në bodrumin e godinës së Ministrisë së Brendshme, Shërbimet e Sigurisë konstatuan tym. Shërbimet ndërhynë menjëherë duke shkëputur energjinë elektrike. Rezulton se është dëmtuar vetëm një stabilizator i energjisë elektrike. Ekspertët po punojnë për të përcaktuar shkaqet. Informojmë gjithashtu se të gjitha sistemet janë funksionale dhe pa asnjë problem apo dëmtim, gjithçka funksionon normalisht.