Presidenti i Partizanit: Barazim i këndshëm. Kemi dhe shumë rrugë për titullin

Presidenti i Partizanit, Gazmend Demi, foli për mediat pas barazimit pa gola me Tiranën në derbi.

“Ishte ndeshje e bukur, kjo është e rëndësishme. Këto mposhtjet janë për muhabet. Duhet të fitonin ne në fakt për të ecur mirë, por edhe barazimi i këndshëm për të dyja ekipet. Ishalla të dyja ekipet të forcohen më shumë”, theksoi presidenti i të kuqve.

Më tej ai shtoi: “Unë e kam tipin që mërzitem vështirë, ndeshja ishte e bukur, barazimi ishte i duhuri. Titulli? Ka shumë ndeshje, ka dhe 12 ndeshje. Nuk jemi as pranë as larg”.