Derbi i Tiranës, shpërthejnë tifozët: Rama ik

Situata politike në vend nuk ka lënë pasiv as tifo-grupin e Tiranës, “Tirana Fanatics”.

Ultrasit bardheblu kanë shpërthyer në kore anti-qeveri dhe anti kryeministrit Edi Rama gjatë derbit të sapombyllur me Partizanin.

Siç dëgjohet edhe në videon ekskluzive të Syri.net, nuk mungojnë thirrjet “Rama ik, Rama ik”.

Por si në çdo ndeshje tjetër ku luan Tirana, nuk kanë munguar edhe thirrjet në adresë të zv/kryeministrit Erion Braçe, tifoz i Partizanit.