Tiranës e Partizanit i mungon goli, derbin e fitojnë tifozët

Në “Selman Stërmasi” u luajt derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, i vlefshëm për javën e 24-t të Superligës, shkruan Syri.net.

Ky takim, i cili ngjalli interesimin e jashtëzakonshëm të tifozërive të të dy ekipeve përfundoi me rrjeta të paprekura, edhe pse të dy formacionet kishin rastet e tyre.

Në pjesën e parë ishte Tirana dominuese, duke krijuar 2-3 mundësi shënimi. Ngo iu afrua 2 herë golit, por u ndal nga portieri Hoxha.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për Partizanin, i cili goditi edhe shtyllën me Telushin, por gjithsesi pa e gjetur rrugën e rrjetës.

Në fund të dy ekipet ndanë nga një pikë, por ishin tifozët ata që “fituan” në këtë pasdite.

Partizanin vazhdon kryesimin (50 pikë), ndërsa Tirana ngjitet në kuotën e 29 pikëve, 9 më shumë se vendi i parafundit.