Manjani: Parlamenti varrezë ku prehet Rilindja, deputetët që do hyjnë, lule mbi të

Pas dorëzimit të mandateve nga opozita e bashkuar, kandidatët që pasojnë në listat e deputetëve kanë nisur dorëzimin e formularit të dekriminalizimit në KQZ.

Por e gjithë kjo për ish ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani e kthen parlamentin në një varrezë ku prehet Rilindja, ndërsa deputetët që pritet të hyjnë lulet mbi të.

“Tashmë parlamenti po merr formën e një varreze ku prehet Rilindja. Deputetët e listave që hyjnë janë lulet artificiale mbi të” , shkruan Manjani.

Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi kanë dorëzuar sot formularët e vet deklarimit në KQZ.  Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.