FOTO/ Një ‘thriller’ i vërtetë: Drejtori i burgut të Fierit gjurmon dhe rrëmben të arratisurin!

Si një film, por me emra konkretë, me drejtues të korruptuar të institucioneve shtetërore, me lirime dhe rrëmbime të burgosurish, ngjasin zhvillimet e fundit në burgun e Fierit ku protagonist kryesor është vetë drejtori i këtij institucioni, Arjan Hasani. “Një thriller i vërtetë i narkoshtetit!” kështu e ka cilësuar ish-kryeministri Sali Berisha, rrëfimin e një oficeri, që mbart shumë emra dhe detaje.

Përshëndetje Doktor.

Drejtori aktual i burgut të Fierit, miku i ngushtë i Ledios së Gramozit, Arjan Hasani, me amnistinë e vitit 2016 në shkurt ka liruar një të dënuar, i cili akuzohej për vrasjen e një polici në Itali,pasi i kishte marrë një pjesë të lekëve, por ky me t’u liruar, u zhduk.

E ka kërkuar privatisht për tre muaj me radhë në Sarandë e në Vlorë dhe në fund e ka gjetur në Tiranë.  E ka rrëmbyer me anë të një miku të tij, Ardian Hysi, dhe e ka sjellë në burg dhe pas 2 ditësh është ekstraduar për në Itali me ndihmën e mikut të tij, i cili ishte edhe kryeprokuror i Fierit, Ardian Ylli, kunat i Spartak Brahos. I dënuari quhet Florind Marini.

Ndërsa vjet në dhjetor, kur Arjan Hasani ishte drejtor në burgun e Peqinit, ka lënë me leje një të dënuar, i cili kreu dhe një vrasje gjatë kohës që ishte me leje në Shkodër. Në fakt ky person ishte në statusin e të paraburgosurit; i është dhënë masa e sigurisë “burg pa afat” nga Gjykata e Elbasanit për veprën penale "Futje dhe mbajtje e sendeve të ndaluara në I.E.V.P " Pra në kundërshtim me ligjin e ka nisur me leje një të paraburgosur . Ky person quhet Artan Koceku, i cili dyshohet se është vrarë përpara disa muajve në një atentat në Shkodër.

Bëhet fjalë për drejtorin aktual të burgut të Fierit, Arjan Hasani, ndërsa para disa muajsh është emëruar shef sigurie, personi i cili rrëmbeu të dënuarin Florind Marini në Tiranë,  Ardian Hysi.

Pjesëmarrës në rrëmbim kanë qënë edhe dy policë, Admir Rrapo pronar i automjetit dhe Ilirian Zaka.

Ps. personi me bluzë të zezë është Ardian Hysi. Personi me bluzë të verdhë është Florind Marini, kurse vetura është automjeti me të cilin u rrëmbye Marini.