FOTO/ Mema i qetë para derbit, ja formacioni i Tiranës kundër Partizanit

Sot në orën 18:00 e gjithë vëmendja do të përqendrohet në “Selman Stërmasi” ku do të luhet derbi i kryeqytetit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit.

Bardheblutë nuk kanë probleme dëmtimesh apo pezullimesh dhe nga kjo anë Mema është i qetë.

Kjo do të thotë se trajneri ka luksin për të zgjedhur formacionin më të mirë të Tiranës, i cili tashmë është ravijëzuar.

Abibi është lider i katërkëndorit, ndërsa para tij do të luajë katërshja me Kërçikun, Turtullin, Imamin dhe Hoxhallarin. Dy digat e mesfushës janë Maveje e Karabeci dhe me Dajën në stol. Para tyre si sulmues i dytë apo “playmaker” Edon Hasani.

Nga krahët do të sulmojnë Greca majtas dhe Kobina djathtas. Në sulm është i zakonshmi Majkëll Ngo, nga i cili pritet shumë në derbin e sotëm.

‘Panorama sport’ ka publikuar formacionin e mundshëm të Tiranës: