Hashim a je ti? 'Vetëm mbi trupin tim mund të preket ndonjë milimetër e Kosovës'

Në Samitin e Diasporës në Tiranë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të flas për territoret e Kosovës.

Ai ka thënë se ‘vetëm mbi trupin e tij mund të preket ndonjë milimetër e Kosovës’.

Këto deklarata të çuditshme vijnë pikërisht nga njeriu që ka propozuar ndarjen e Kosovës, duke i dhënë Serbisë tokë shqiptare.

‘Edhe propozuesit për konferencë ndërkombëtare, e kam këshilluar të heq dorë dhe ka hequr dorë.

Kërkohet nga ju zgjim që t’i ndërpreni këto ide që nuk janë në interes të kombit.

Shkëmbimi i territorit kurrë nuk do të ndodh.

Për shkëmbim territoresh kanë folur edhe më herët. Atë që dua të theksoj edhe kjo, shkëmbimi i territoreve është Pazar, nuk do të lejoj . Ndarja e Kosovës, pa shkelur mbi trupin tim, nuk guxon askush ta prekë një milimetër të Kosovës.

Askush nuk mund ta prekë as ta cenojë. Ata që flasin sot, janë miqtë e Millosheviqit, që i ka ndihmuar Millosheviqit dhe Radojciqit’, u shpreh Thaçi në fjalën e tij të mbajtur në Samitin e Diasporës të organizuar në Tiranë.

Por Hashim Thaçi është njeriu që vetë ka propozuar korrigjim territorial me Serbine ne shkembimi te njohjes.