'Eurodeputetët kanë interesa korruptive, Shqipëria drejt autokracisë'

Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka komentuar deklaratat e 7 eurodeputetëve që vizituan vendin tonë dy ditët e fundit.

Sipas analistit, Shqipëria ka bërë hapa para, por kjo nuk është e vërtetë sepse ndodhemi pranë autokracisë.

“Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e vendit. Jemi në një udhëkryq, ose do ti hapim rrugën një regjimi autocrat dhe opozita do dalë jashtë loje, ose opozita mund të kthejë shpresën për të ndërtuar një qeverisje që i shërben njerëzve.

Bashkë me këtë moment, do të ishte dëshira ime, që shqiptarët të emancipohen edhe ndaj ndërkombëtarokracisë. Politikanët shquptarë, kanë gjetur gjithmonë legjitimitetin tek të huajtë, fillimisht Bashkimi Sovjetik, Kina, pastaj SHBA. Edhe opozita duhet të kuptojë se ka përpara një mission historik.

A është në nivel opozita nuk e di, por kjo është e para gjë që them si njeri që di dicka nga historia e Shqipërise dhe kam ndjekur këtë kalvarin e ndërkombëtarëve theksoi Lubonja.

Konflikti që duhet të kemi me ndërkombëtarët që erdhën është kjo, ata thonë jeni afër duke u integruar, por mos bëni këtë se prish negociatat.

Unë mendoj se nuk kemi bërë fare hapa para, por po shkojmë drejt një autokracie, në formën më abuzive që kemi parë. Po qe se këta do ishin objektivë dhe nuk do kishin interesa të tjera, që nga interesat korruptive deri tek ato gjeopolitike, ata duhet të thoshin se kjo është një situatë që nuk duhet pranuar”, deklaroi Lubonja.