VIDEO-FOTO/ Shpërthim eksplozivi tek Gjykata e Tiranës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Një shpërthim ka ndodhur pranë gjykatës së Tiranës.

Lënda plasëse ka shpërthyer në një banesë në pallatet pas gjykatës së kryeqytetit.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”, në katin e dytë të një pallati, ka shpërthyer dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së një shtetasi.

Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.