E mbyll veten për tre ditë në një flluskë plastike plot me bimë dhe bën zbulimin shokues

Kurtis Baute është njeriu i cili u burgos në një "flluskë plastike" 3 metra me 3 në oborrin e shtëpisë së vëllait të tij në British Columbia, Kanada.

Qëllimi ishte për të gjetur nëse duke jetuar me një numër të madh bimësh në brendësi të flluskës, ato do të ishin në gjendje të kthenin oksigjenin në një sasi të mjaftueshme të CO2 që do ti mundësonin atij të jetonte të paktën tre ditë normalisht në këtë flluskë.

Për fat të keq, eksperimenti nuk pati suksesin e dëshiruar dhe duhej ta ndalte eksperimentin pas vetëm 15 orësh, sepse nivelet e CO2 tashmë kishin arritur një nivel të lartë dhe ai rrezikonte të pësonte dëmtime në tru ose të binte në koma.

Me sa duket, qielli i vrenjtur i pengonte bimët të merrnin të gjithë dritën e diellit që kishin nevojë për fotosintezën, kështu që nuk mund të riciklonin aq shpejt CO2.

Por Baute e përkufizoi përvojën si "sukses të madh" sepse qëllimi i tij kryesor ishte të nxirrte në pah efektet shkatërruese të ndryshimeve klimatike dhe emetimeve të CO2.

"Absurditeti në këtë eksperiment qëndron në faktin se unë e ndërpreva atë pasi u përballa me një situatë që në planetin tonë është e përditshme. Të gjithë meritojmë ajër të pastër pavarësisht se në shumë raste nuk mund ta kemi atë, "tha ai.