FOTO/ Ish-presidenti i zbulon në ‘Twitter’, Mourinho do jetë trajner i Real Madridit
Ish-presidenti i Realit të Madridit, Roman Calderon, ka trazuar ujërat nëpërmjet një postimi në “Twitter” për sa i takon trajnerit të ri të madrilenëve.
“Kam një ndjenjë, dhe diçka më shumë, se sezonin e ardhshëm Mourinho do të ulet në stolin e Real Madridit”, shkruan Calderon.
Edhe pse portugezi në deklaratat e fundit ka lënë të hapur një rikthim të mundshëm tek Interi, nuk është çudi që Perez të joshë Mourinhon për të ndryshuar destinacion dhe për t’u rikthyer në Madrid.