Ancelotti jep ‘recetën’: Ja çfarë duhet të bëjë Juvja për të mposhtur Atleticon

Carlo Ancelotti ka folur për duelin e kthimit në Champions League ndërmjet Juventusit dhe Atleticos.

Në një intervistë për “La Stampa”, Ancelotti këshilloi Allegrin që të përforcojë lojë dhe të jetë më e qartë në qarkullimin e topit.

“Nuk e prisja atë rezultat, por atë mënyrë loje po, pasi Atletico luan e përqendruar dhe me agresivitet. Zbaton gjithmonë të njëjtën formulë, por duket se janë të zotët. Në takimin e kthimit Juventus duhet të përforcojë lojë dhe të jetë më e qartë në qarkullimin e topit, pasi rrezikon të bie në kurthin e Atletikos dhe nuk mund të rikuperosh”, u shpreh Ancelotti.