Ndërkombëtarët, heshtën kur duhej të flisnin, tani sikur të bërtasin nuk dëgjohen

Debat të madh ka hapur reagimi i dhjetra punonjësve të ambasadave të huaja në Tiranë për levizjen e opozitës dhe protestat masive në Tiranë. I fundit në rreshtreagim ishte japonezi. Me herët kishte folur gjermani, taliani, frengu, inglezi amerikani ect ect...dje foli edhe zvicerani.

Ndrsa para një jave, para 6 ditësh, para pesë ditësh, para katër ditësh, dje edhe sot ka folur edhe përfaqësuesi i OSBE-së. Do të flasë edhe nesër, pasneser e pas një jave....

Bënë mirë që folën se kishin kohë që heshtin. Kujtuam se u shurthmemecuan. Po, po, kishin kohë që heshtnin për krimin dhe korrupsionin që po i merr frymën vendit e po i detyron shqiptarët sidomos moshat e reja të nisen rrugëve të kurbetit si më 1991.

Heshtja e tyre ka kohë që xixëllon. Mbyllen gojën dhe hundët për gjelbërimin që i bëri rilindja hapsirave boshe në male kodra e gërxhe, saqë do ta kishte zili edhe Naim poeti.

Heshtën e nuk thanë një fjalë të mirë se sa pozitiv ishte ky gjelbërim e se çfarë  nderi të madh do tu bënte ai shqiptarëve. Do ta kthente vendin në një pikë atraksioni turistik për policitë e të gjithë botës për shkembim eksperience. Por edhe se si shteti ndihmon hapur në gjelbërimin e hapësirave dhe se si jo vetëm ndihmon, por edhe merr pjesë direkt në aksionin e mbjelljes dhe korrjes së prodhimit, për ta shprëndarë më pas në BE e më gjerë, herë me skaf e herë me kamionë.

Pra heshtën e unë nuk mund të them se heshtën se nuk na donin të mirën. Përkundrazi. Ata kanë kohë që heshtin. E heshtja është me e rëndë se miratimi në heshtje apo me zhurmë edhe mediatike..

Heshtën shumë herë gjatë shekullit të kaluar e shqiptarët vetëm kur folën vetë detyruan edhe diplomatët të flasin.

50 vjet diktuarë jetuan shqiptarët dhe diplomatët e heshtur që në çantat e tyre sillnin ilaçet e diktatorit që t’ja zgjasnin jetën vazhdonin të vëzhgonin. Nuk folën.

Tani që flasin ka rënë besueshmëria për ta.

Prapë nuk mund të them se bënë keq apo mirë. Është punë e tyre.

Por edhe protesta punë e njerëzve është, edhe pse nuk janë diplomatë ata e kanë mesazhin e tyre me shumë se sa diplomatik.

Por njerzit, pra populli, në të gjithë botën janë mesazherët me te mirë të lirisë dhe të drejtave të shkelura. Me këto mesazhe udhëhiqen edhe diplomatët.

Edhe jelekverdhët në Francë sollën ndryshim. Shkundën jo vetëm Francën por edhe Europën e Knutit.

Por edhe puna e diplomatëve, punë është,  ata na duan ne, nuk duan rromujë. Por ne që duam “rromujë” duam më shume liri dhe nuk duam që të qeverisemi nga një tufë hajdutësh, me dhe pa liçencë. Po vidhen edhe paratë e shqiptarëve por edhe votat e tyre.

Keta diplomatë edhe ambasadorë edhe pse e kuptojnë nuk e thonë. Thonë vetëm gjysmën e mendimit të tyre që nuk duan rromujë.

U pelqen qetësia këtu, relaksi....

Pak hashash, një gotë verë, ndonjë lidhje sentimentale dhe kaq. Mbarojnë shpejt 2 vjet, tre vjet. E edhe mund të largohen të rritur në karrierë por edhe me çantat të fryra siç mendohet se iku R. Vlahutin që ishte ambasadore e të gjithë BE.

Dhe mesazhi me i keq se shqiptarët e kanë humbur besimin tek ndërkrombëtarët është falë ndikimit pozitiv të diplomatëve e në mënyrë të veçantë të tipit Vlahutin apo Knut. Sepse u mbush Shqipëria me drogë e nuk thanë një fjalë.

U mbush parlamenti me kriminelë e nuk thanë një fjalë. Pra heshten kur duhet të bërtisnin. E tani bërtitja e tyre nuk dëgjohet më, pasi është e mbytur nga heshtja për krimin që po i merr frymën vendit, po vret rininë.

Shqipëria shpesh herë perceptohet si një trampoline për karrirën e diplomatëve ose si nje burim fitimi pasi kane marë ndonjë tender për miqtë e tyre në favor të ndonjë deklarate mbështetëse ndaj zyrtarëve të korruptuar ose heshtjeje ndaj sjelljes së qeverisë.

Deklaratat e tyre vetëm sa e shtojnë inatin popullor për qeverinë dhe kërkesën për zgjidhje të shpejtë.

Dje, pardje, folën ambsadorët e sot, nesër.... flet populli...diferencën bëjeni vetë.