VIDEO/ Delegacioni i PE para medias, thirrje për zgjidhjen e krizës politike me dialog

Pas takimeve me krerët e politikës shqiptare, kreu i delegacionit  të Parlamentit Europian, Kelam dha një konferencë shtypi ku theksoi se problemet mund te zgjidhen me dialog.

"Është problem i juaji i mbrëmshëm për të zgjidhur problemin dhe të ngriheni mbi interesat partiakë, - tha Kelam ndër të tjera. - Dhe ne e dimë që 90% e shqiptarëve janë pro integrimit europian. Dhe kjo varet sesi do ta kuptojnë liderët tuaj."

Delegacioni i PE prej 7 anëtarësh erdhi në Tiranë dje sipas një axhende të paracaktuar javë më parë për integrimin e Shqipërisë në BE, por që përkoi me krizën politike në vendin tonë.

Para kësaj konference shtypi, delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian është takuar me krerë të qeverisë, të opozitës dhe shoqërisë civile.