Kursi zyrtar i këmbimit, e enjte 28 shkurt 2019

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit. Pa cenuar regjimin e një kursi të këmbimit të lirë, Banka e Shqipërisë mund të kryejë veprime në tregun valutor me objektiv përshtatjen e kursit të këmbimit me nivelin e përcaktuar nga faktorët bazë makroekonomike, shmangien e çrregullimeve dhe rritjen ose uljen e rezervës valutore.