Operacioni në Livorno, arrestohet i 23-i që bashkëpunonte me trafikantët shqiptarë

Policia italiane e ka çuar në 23, numrin e të arrestuarve për trafik droge në zonën e Livornos, në kuadrin e operacionit të koduar 2 Mondo. I fundit i arrestuar është një 26-vjeçar italian me banim në këtë zonë, që është provuar se ka bashkëpunuar me një grup shqiptarësh, shpërndarës droge.

“Në rrjedhën e hetimeve janë dokumentuar raportet e këtij të riu me disa qytetarë të dyshuar si shqiptarë. Të riut iu gjetën 1.4 kg hashash si dhe para të fshehura, me shumë mundësi të ëprfituara nga shitja e drogës” shkruajnë sot mediat italiane.