Rusia në miniaturë i le pa mend vizitorët

Një grup monumentesh të famshme në miniaturë të Rusisë janë shfaqur në Muzeun “Grand Maket Rossiya” në Shën Petersburg të Rusisë, shkruajnë mediat vendase, raporton Syri.net.

Të ndërtuara në raportin 1:87, miniaturat janë pjesë e projektit në miniaturë të botës, “Porta e Guliverit”, që pritet të ekspozohet në “Times Square” në Nju Jork në vitin 2017.

Vizitorët e shumtë kanë mbetur pa mend nga punimet e holla dhe delikate të mjeshtrave./Syri.net