FOTO/ Real Madrid-Barcelona, notat e ‘El Clasicos’. S’ka dyshim kush ishte më i miri

Reali i Madridit dhe Barcelona zhvilluan në “Santiago Bernabeu” sfidën e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, shkruan Syri.net.

Katalanasit triumfuan brenda në shtëpinë e madrilenëve, duke fituar pastër 3-0, për të qenë ata në finalen e Kupës së Mbretit.

Dy herë Suarez dhe autogoli i Varane (i shkaktuar nga presioni i Suarezit), i dhanë kualifikimin katalanasve.

Më i miri i takimit u vlerësua pikërisht sulmuesi uruguaian (8.7), teksa më poshtë mund të shihni notat e “El Clasicos”.