FOTO/ U shfaq në zyrat e ‘Rai-t’, zbulohet projekti i madh i Albi Nakos në televizionet italiane

Pak ditë më parë një fotografi e Albi Nakos në studiot e televizionit italian ‘Rai’ tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Koreografi shqiptar dëshironte që fati të ishte me të, por nuk zbuloi se për çfarë arsye kishte udhëtuar drejt Italisë.

Së fundmi ai ka zbuluar për revistën ‘Class’ se bëhet fjalë për një projekt që ka të bëjë me baletin.

Albi ka bërë të ditur se po tenton të bëhet pjesë e ‘Rai-t’, por kjo nuk do të thotë se do të heqë dorë nga televizioni ‘Klan’.

“Jam në një tentativë projekti brenda ‘Rai-t’ që ka lidhje me baletin, sigurisht. Nuk jam shkëputur nga televizioni ‘Klan’ sepse unë aty kalova 20 vite të karrierës dhe arritjeve të mia profesionale. Për sa kohë do të ketë projekte të reja, unë jam i gatshëm të bashkëpunoj. Sa i takon Rai-t jam 80% afër realizmit të këtij projekti të madh”, – ka thënë Nako.

Duke qenë se projekti ka të bëjë me baletin shumë mund të mendojnë se pjesë e tij do të jetë edhe ish-bashkëshortja e Albit, Klaudia Pepa. Në fakt ai i ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet, duke treguar se balerina nuk do të jetë fare e përfshirë. Albi sapo hodhi pak dritë, por tashmë mezi presim të qartësohemi dhe të zbulojmë konkretisht projektin e tij.