FOTO/ Në Shqipëri të shkarkojnë nga puna me ligjet e vitit 1955

Çuditë në Shqipëri nuk kanë fund. Çdo ditë ndodh nga një e re.

Sot ka qenë sërish radha e Sonila Qatos, vajza e Llambi Gegpriftit, anëtarit të byrosë komuniste të diktaturës.

E njëjta që propozoi shpronësimin e ish-pronarëve me ligjin e vitit 1962, sot ka vendosur të shkarkojë nga detyra 11 punonjës me një ligj të vitit 1955.

Njoftimin për shkarkimin e tyre, punonjësit e kanë marrë dy ditë më parë, ndërkohë që sot disa individë jashtë institucionit nuk i kanë lejuar që të futen brenda, duke i ndaluar dhe të tërheqin gjërat e tyre personale.

Mësohet se shkarkimi i Afrim Qendros dhe punonjësve të tjerë është bërë me motivacionin e mungesës paaftësi profesionale në kryerjen dhe zbatimin e projekteve të Partneritetit Publik Privat, ose siç njihet shkurt PPP.