VIDEO/ Frikë e panik, shihni sjelljen skandaloze të Erion Braçes ndaj gazetares

Në fund të seancës së djeshme parlamentare, zëvendës/kryeministri Erjon Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, ka kercenuar edhe vete gazetaret.

Por siç duket Braçes nuk i kanë pëlqyer pyetjet dhe jep përgjigje arrogante, intimiduese dhe tallëse për një gazetare grua, që si gjithë kolegët ka qëndruar për orë të tera mes gazit lotsjellës dhe gurëve të protestës.

I pyetur në lidhje me vendimet e parlamentit, kur jashtë po ndodhte protesta, zv/kryeministri Erion Braçe kërcënon dhe vendos edhe rojet e tij për të larguar gazetaren.

Për më shumë, shikoni videon: