VIDEO/ A ka tentativë për ndërmjetësim me Ramën? Ja përgjigja e Bashës

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur për mediat pas takimit me delegacionin e Parlamentit Europian.

I pyetur nga gazetarët në lidhje me zërat se ka një përpjekje për ndërmjetësime nga ndërkombëtarët, ashtu si në krizën e vitit 2017, Basha është shprehur se nuk ka asnjë përpjekje të tillë.

‘Nuk ka asnjë komunikim me Edi Ramën dhe me asnjë të mazhorancës.

Zgjidhja jonë është qeveria transitore që do të ketë vetëm 2 detyra, shkëputjen e shtetit nga krimi dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme të ndershme dhe të lira’, tha kreu i opozitës Lulzim Basha.