Partizani-Flamurtari/ Policia procedon penalisht 4 personat që dhunuan fotografin

Policia ka proceduar penalisht katër personat që u futën në fushë dhe dhunuan fotografin në sfidën mes Partizanit dhe Flamurtarit.

Pas dhunës fotografi i klubit vlonjat ka bërë kallëzimin në polici, ndërsa të identifikuarit do të procedohen në gjendje të lirë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Policia identifikon dhe procedon penalisht shtetasit, të cilët më datë 23 shkurt 2019, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, ushtruan dhunë fizike ndaj fotografit të ekipit të “Flamurtari”.

Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë
Ll., 31 vjeç, banues në Tiranë
B., 19 vjeç, banues në Tiranë
H., 28 vjeç, banues në Tiranë

Këta shtetas më datë 23 shkurt 2019, rreth orës 17:40, tek stadiumi “Selaman Stërmasi”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “Partizani-Flamurtari”, kanë hyrë në fushë dhe kanë goditur shtetasin Sh. R., 32 vjeç (fotograf i ekipit “Flamurtari”).

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, “Mosbindje e urdhërit të punonjësit të rendit publik”, “Dëmtime të tjera me dashje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 274, 242 dhe 90/25 të Kodit Penal.