Solari nuk rrezikon me Iscon në ‘El Clasico’

Isco Alarcon nuk është ftuar në skuadrën e Real Madridit për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale kundër Barcelonës të mërkurën, edhe pse është rikthyer nga dëmtimi.

Santiago Solari e zbuloi listën me futbollistët e ftuar për ndeshjen e madhe të së mërkurës, por mesfushori spanjoll Isco, bashkë me Mariano Diaz, Brahim Diaz dhe Jesus Vallejo nuk janë në të.

Këtë javë, Iscos iu dha “OK” për të luajtur pas dëmtimit të shpinës, si pasojë e të cilit i kishte humbur katër ndeshjet e fundit.

Megjithatë, Solari sërish nuk e ka thirrur atë as për ndeshjen e mesjavës.