‘Qeveria po saboton SPAK-un’/ Kryemadhi zbulon letrën e Vasilit për Departamentin e Shtetit

Në një kohë kur mazhoranca akuzon opozitën se, protestat po mbahen për të bllokuar reformën në drejtësi dhe veçanërisht SPAK-un dhe Byronë e Hetimit, kryetarja e LSI ka bërë publike letrën që Petrit Vasili, në vitin 2017 ministër drejtësie, i dërgonte Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Në 15 shkurt të 2017, Petrit Vasili ministër Drejtësie i asaj kohe, i ka dërguar një letër SHBA-ve, Ndihmës/sekretarit të DASH Brownfield, ku i kërkon angazhimin total të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hartimin dhe në drejtimin e institucioneve që kanë të bëjnë me SPAK-un dhe Byronë e Hetimit. Përgjigja nga Ambasada Amerikane ka qenë “Faleminderit” dhe nga DASH gjithashtu dhe që janë të gatshëm të bashkëpunojnë, por kjo është një nga arsyet që u hoq Vasili. Pse jemi sot ne këtu? Jo është vonuar, por është sabotuar nga mazhoranca”, është shprehur Kryemadhi.