Shqiptarët në protestë për zgjedhje të lira, Rama blen deputetë

Në një kohë kur qytetarët protestojnë para selisë së parlamentit për zgjedhje të lira, kryeministri Edi Rama bën “blerjen” e rradhës.

Dritan Bici, deputeti i PDIU-së ka kaluar nga radhët e socialistëve.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi gjatë seancës plenare.

“Iu njoftoj se deputeti Dritan Bici është bërë anëtar i grupit të PS-së”, u shpreh Ruçi.

Bici u rreshtua në radhët e PS pas largimit nga PDIU, duke mos pranuar djegien e mandatit.  

Dritan Bici, ish kryebashkiak i Gramshit nën siglën e PS-së, u zgjodh deputet i Shqipërisë nën siglën e PDIU pas dorëzimit tëm mandatit nga ana e Aqif Rakipit.