Kampionia çeke e tenisit qëllohet me thikë në shtëpinë e saj
Dy herë kampione e Wimbledon-it, tenistja Petra Kvitova është plagosur nga një sulm me thikë në shtëpinë e saj në Çeki, në qytetin Prostejov, shkruan The Indipendent, citon Syri.net.
Kvitova, 26 vjeçe, nga Republika Çeke, mori disa plagë me thikë në tendinat e dorës së majtë, por plagët nuk janë kërcënuese për jetën. Por, nuk dihet nëse i vënë në rrezik karrierën.
Zëdhënësi i saj konfirmoi se ajo nuk ishte në rrezik për jetën dhe ishte duke u kuruar në spital pasi një person me një thikë e sulmoi atë gjatë një vjedhjeje. Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit të së martës.
Numri 11 në botë, tenistja mëngjarashe triumfoi në Wimbledon në vitin 2011 dhe në 2014, duke mposhtur Victoria Azarenka-n dhe Eugenie Bouchard-in./Syri.net