Tragjike/ Vdes në zyrë drejtori i Hipotekës

Ndërron jetë papritur Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi.

Mësohet se Hysi, 44 vjeç ka qenë në zyrë kur dyshohet se ka pësuar një infarkt, çka ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të tij.

Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin ‘Eqrem Çabej’ në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.