FOTO/ Dy shqiptarë në 11-shen e javës në Kroaci

Kampionati kroat është një ligë ku mund të gjesh shumë futbollistë shqiptarë.

Ata ia kanë dalë të marrin një vend në ekipet e tyre, kryesisht 2 prej tyre, Ardian Ismajli dhe Amir Rrahmani.

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ismajli, që militon te Hajduku i Splitit, nuk mungoi në 11 më të mirët e javës për shkak të paraqitjes së tij, ku tashmë është pjesë e formacionit bazë.

Ndërkohë, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Rrahmani, është pjesë e Dinamos së Zagrebit që lufton për titull kampion, ku udhëheq kampionatin.

Në sfidën e fundit qendërmbrojtësi arriti të gjente edhe rrjetën, duke siguruar edhe ai një vend mes 11 më të mirëve të javës.