Prite kur të kalojnë në ilegalitet! tallet Noka me deputetët e PS

Flamur Noka, ish-deputeti i PD-së, është tallur me deputetët socialistë, kolegët e dikurshëm të Kuvendit, pasi ka mësuar për seancën parlamentare që ka vendosur të thërrasë fshehtas, Kryeministri. 

“Banda vendosi ta bëjë sot seancën, - shkruan Noka në Fb. -  Frika në palcë nga përballja me popullin në revoltë! Ata, kështu si e kanë nisur, vetëm pritet të kalojnë në ilegalitet si partia mëmë dikur.

Nuk mund të fshihen e të shpëtojnë nga përballja me popullin.Të gjithë sot përballë parlamentit në ora 17:00, - bën thirrje ai, -  kundër së keqes që ka emrin Edi Rama dhe sektit “Rilindje”./ar.sh/SYRI.NET