Plagosja nga shkëputja e ashensorit, arrestohet tekniku, e kishte kontrolluar dy muaj më parë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u shkeput ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:

A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)

Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.