Gjendet i plagosur me thikë 28 vjeçari

Një person është gjetur i plagosur me thikë në kraharor rreth mesnatës.  Shtetasi J.G 28 vjeç është gjetur nga policia  pranë rruges  në fshatin Portëz. Mësohet se 28 vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Dyshohet se ka qenë një sherr mes dy të rinjve i cili ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Aktualisht i riu ndodhet në spitalin e Fierit jashtë rrezikut  për jetën.