Islami: Rama nuk ka mbështetje ndërkombëtare, nuk garanton më stabilitet

I ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, ish-deputeti Kastriot Islami u shpreh se, e kishin larguar nga Partia Socialiste kriminelët dhe biznesmenët që kishin çfarë t’i jepnin kryeministrit aktual Edi Rama.

“Mua më larguan njërëzit e pasur që i duheshin Ramës dhe kriminelët që i shërbejnë për të blerë votën, ata kishin çfarë t’i jepnin”, deklaroi Islami.

Ish-deputeti me eksperiencë foli edhe për politikën që po ndjek Rama e sidomos atë ndërkombëtare ku tha se ai nuk e ka mbështetjen e tyre sepse sipas tij ai nuk garanton stabilitet.

“Rama nuk ka mbështetje ndërkombëtare por ka një mbështetje të vogël nga këta që po ikin. Sepse nuk garanton më stabilitet. As stabilitetin nuk e ka treguar më sepse protestat e treguan këtë gjë. Ata po mundohen të frenojnë opozitën, pasi është e revoltuar dhe nuk duan tensione, por do ti çojnë mesazhin Ramës ku do ti thonë që ti nuk tregon më stabilitet. Pavarësisht se ky mund të bëjë lojën dhe t’ju thotë që më lini deri në 2021 sa të mbaroj këtë mandat se do të iki vetë, duke u munduar t’i gënjejë deri në zgjedhje”, u shpreh Islami.