INICIALET/ Aksident fatal në Kamëz, humb jetën 28-vjeçari

Një aksident i ndodhur pak minuta më parë i ka marrë jetën një kalimtari, i cili u përplas nga një automjet.

Sipas informacioneve policore, viktima është 28-vjeçari me iniciale K.L. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 në Kamëz.

28-vjeçari u përplas për vdekje nga një automjet që drejtohej nga qytetari me iniciale A.D. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.