FOTO/ I riu humbi jetën në aksident/ Komentet prekëse në profilin e Altinit: S'futet në tokë ai djalë!

Altin Vogli është i riu që ndërroi jetë ditën e djeshme pas aksidentit të ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Krujë, pasi fuoristrada me të cilën udhëtonte bashkë me dy shokët e tij, doli nga rruga dhe u përplas me bordurën e një karburanti.
 

Vogli u transportua në Spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetonte.

Ëndrrat e tij u ndërprenë, ndërkohë që la pas dhimbje e trishtim në zemrat e familjarëve dhe miqve të afërt.

Ja çfarë shkruan një prej të afërmve të tij:

“Me pate thon kur te vish ne Shipni do bojm qejf si gjithmon me buk e djath e zemer tbardh! Por nuk e mbajte fjalen nuk e mbajte fjalen sepse zoti te deshi per vete o byrazer nuk donte qe ne te benim qef si gjithmon kur une te vija!ma ke vra shpirtin o vllai im !nuk ka pas here qe kur flisja ntelefon me ty dhe me thoje qe mos ki merak se mama dhe baba jot kan djalin tjeter ktu! ti puno atje dhe mos e vrit menjen! Ah mer TUSH ke do tmar ne telefon tani me pyt ku jan pleqt e mij kur ata nuk ma hapin telefonin! Nuk kam fjale me thon mor vllai Im por I lutem zotit nalt qe ta coj shpirtin ne xhenet or vlla! Deri ate dit qe do tvij atje tek ti o vllai Im ke per te qen ne zemeren time o TUSH! Dhe ma bo hallall qe nuk munem me qen aty me te percjell ne shpin tate te fundit!qofsh I xhenetin TUSH Vogli”.

Ndërsa në një tjetër koment shkruhet:

“U prehsh në paqe, i dhasht Zoti sabër nanës vet, sfutet në tok ai far djali o Zot ruj menen”.