Regjisorja që fitoi Oscar ka një lidhje me popullin e Kosovës e zbuloni këtu

‘Free Solo’ ishte dokumentari që fitoi çmimin si dokumetari më i mirë.

Regjizorët e këtij dokumentari ishin  Elizabeth Chai Vasarhelyi dhe Jimmy Chin.

E përsa i përket Elizabeth Chai Vasarhelyi nuk është e pa njohur për popullin e Kosovës.

Ajo vite më parë ka realizuar një dokumentar ‘A normal life’  ku tregon jetën e shtatë miqve, 3 vite pas përfundmit të luftës.

Përmes historive të tyre të traumës dhe rimëkëmbjes, dëshpërimit dhe shpresës së përtërirë, shfaqet transformimi i tyre i mrekullueshëm nga fëmijë të konfliktit në udhëheqës të rinj të një shteti të ri.

Ndërsa projekti i tyre “Free Solo”, që mori çmimin “Dokumentari më i mirë”, tregon rrugëtimin e alpinistit Alex Honnold për t’u ngjitur pa litar në El Capitan në Parkun Kombëtar Yosemite, në qershor të 2017-s.