Shpërthen eksplozivi, në gjendje të rëndë 27 vjeçari në Gjirokastër. Emri
Një ngjarje e rëndë eshtë shënuar në Gjrokastër. Eshte plagosur rëndë pas shpërthtimit të një sasie lënde plaseëse një 27 vjeçar.
Ngjarja në fshatin Shtëpëz, 27- vjeçari është nisur drejt Tiranës
Nga shpërthimi është plagosur Vitjon Lluka, ndodhet në gjendje të rëndë thonë burimet policore.
Ai ka qenë duke ruajtur bagëtinë kur eksplozivi i ka shpërthyer.
Ja njoftimi policisë:
"Më datë 25.02.2019, në vendin e quajtur "Hani" (kullotë) Subash, shtetasi V.LL, duke ruajtur gjedhët , dyshohet të jetë dëmtuar me lëndë plasëse, i cili është transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë,"
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.