Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për Klement Balilin
Sot ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda gjyqi ndaj Klement Balilit.
Trupa gjykuese përbëhet nga një treshe gjyqtarësh, të kryesuar nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Ndërkohë kërkesa e parë që eshte shqyrtuar ka qenë gjykimi i shrurtuar për Balilin i cili u vetëdorëzuar disa jave më parë.
Mesohet se Gjykata ka pranuar kerkesen per gjykim të shkurtuar për Balilin.
Pretenca e prokurorisë është caktuar të jepet me 12 mars,
Mbi Balilin rëndojnë 4 akuza: Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal" "Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal", "Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë" "Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale"
Balili nuk e ka pranuar akuzat ndërsa pas rreth dy vjet ne kerkim ai u vetëdorëzua në momentin kur dosja vajti për gjykim.