Spalletti ‘shpërthen’ kundër arbitrit: Topi preku gjoksin qartazi

Luciano Spalletti nuk e fshehu zhgënjimin në fund të sfidës Fiorentina-Inter që përfundoi në barazim 3-3 në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Në intervistën e tij për Sky Sport, Luciano Spalletti u kap dhe me gazetarët duke shprehur gjithë inatin e tij.

“Është një rast i qartë. Topi preku gjoksin. Nuk ka nevojë për hipoteza të tjera këtu. S’ka asnjë dyshim. Topi prek gjoksin qartazi. Secili prej nesh i përsëritjet e VAR. Topi preku gjoksin”.

 “Nuk fola me arbitrin, pasi çfarë mund të më thoshte ai. Mos do më thoshte se topi kapi krahun kur qartazi nuk e preku. Këtu nuk kemi të bëjmë me një situatë me “nëse” ose “por”, është e qartë, ashiqare.”

Për rastin në fjalë foli edhe trajneri i Fiorentinës, Stefano Pioli i cili e pranoi që nuk ishte penallti.