Papa: Abuzimet me fëmijët si sakrifikimi i jetës njerëzore

Papa Françesku ka bërë një krahasim i cili nuk i ka pëlqyer shumë personave. Ai ka krahasuar bauzimet seksuale me flijimet e njerëzve. Papa më pas vazhdoi duke dhënë se abuzuaesit o dalin para drejtësisë dhe se abuzimi është një plagë e përbindshme.

“Puna jonë na bëri edhe një herë ta kuptojmë se sa e rëndë është situata e abuzimeve me të miturit dhe se si ka qenë historikisht një fenomen i përhapur në të gjitha kulturat dhe shoqëritë. Kjo gjë më kujton mizorinë e praktikave fetare, të përdorura dikur në disa kultura, ku në rite pagane sakrifikoheshin qenie njerëzore, e sidomos fëmijë”, tha Papa.

Por ndërsa Papa theksonte vullnetin për marrjen e të gjitha masave të nevojshme që këto krime të mos përsëriten, shoqatat e viktimave prisnin prej tij që të tregonte se çfarë hapash po planifikohen konkretisht.

Reagimi i parë i një pjese të anëtarëve të tyre, ishte zhgënjimi i thellë, pasi “në tekstin e Papës nuk kishte asgjë, vetëm fjalë”, thanë ata, ndërsa shtrojnë pyetjen nëse kisha e ka vërtetë të qartë se çfarë duhet të bëjë në këtë situatë.