Më 28 shkurt, protesta e radhës e qytetarëve përpara parlamentit

Partia Demokratike dhe opozta e bashkuar do të zhvillojnë më 28 shkurt në Tiranë, protestën e radhës, sërish përpara parlamentit, ku pritet të mblidhen deputetët e mazhorancës. Kujtojmë se seanca e së enjtes së kaluar u anullua nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi për shkak të protestës së opozitës së bashkuar, e cila atë ditë, më 21 shkurt 2019, dorëzoi mandatet e saj.

Ish-deputetët e PD-së kanë nisur përgatitjet për organizimin e saj,e cila do të ngrejë siparin e protestave të paralajmëruara nga kreu i opozitës Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amuli, ka bërë të ditur se të dielën u u zhvillua mbledhja e rradhës e kryesisë së Partisë Demokratike Shkodër. Në fokus të diskutimeve të kësaj mbledhjeje ishte organizimi i protestës që do të zhvillohet ditën e enjte, me datë 28.02.2019, në Tiranë para Parlamentit. Koha për fjalë ka mbaruar! – është shprehur Amuli. - Hapat drejt krijimit të Parlamentit të ri popullor do të vijojnë të enjten.”