Dhunimi i mjekut, bluzat e bardha të Durrësit në protestë

Mjekët e Spitalit të Durrësit kanë dalë në protestë për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre dy ditë më parë.

Mjeku u godit nga pacientët ndërsa ushtronte detyrën e tij në repartin e urgjencës në spitalin e Durrësit.

Dy pacientë të dehur mësohet se u konfliktuan në urgjencën e spitalit dhe mjeku i turnit është përpjekur t'i ndajë por njëri prej tyre e ka goditur me tullë në fytyrë.

Mjeku po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.