Moti për javën e re/ Ja kur rikthehen temperaturat e larta

Edhe dita e hënë do të mbajë me mot mjaft të ftohtë, me intervale të gjata kohore me diell dhe ndonjë vranësirë kalimtare.

Reshje atmosferike nuk pritet të ketë.

Të Martën mot i ngjashëm sikurse të hënën, vetëm se do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.

Të mërkurën pritet të rikthehen temperaturat e ngrohta që do të vazhdojnë për të paktën 1 javë.

Sipas mateorologëve, pas ditës së martë pritet të ketë temperatura pranverore.