VIDEO/ Portieri i Chelseat nuk pranoi të zëvendësohej, Sarri shpjegon situatën

Chelsea u mposht sot nga Manchester City në finalen e “Carabao Cup” që u zhvillua në "Wembley".

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga, refuzoi të dilte nga fusha në minutën e 120-të.

Por Maurizio Sarri ka shpjeguar situatën që ka pasur me portierin spanjoll.

"Ishte një keqkuptim i madh. Mendova se ai kishte ngërç, unë nuk doja një portier në penalltitë në atë gjendje. Portieri dëshironte vetëm të më thoshte se mund të luante akoma”, deklaroi Sarri.