FOTO/ ‘I burgosur’ në një gur të çmuar, ja cilës epokë i përket ky insekt

Është zbuluar një insekt prehistorik ‘burgosur’ në një gur opali.

Ky zbulim mund të hapë një derë të re për të pasur informacione të rëndësishme mbi këtë periudhë të largët historike dhe mbi formimin e këtij guri të veçantë.

Ashtu si ndodh në ‘Jurassic Park’, film i Steven Spielberg, në të cilin dinosaurët ringjallen falë gjakut të tyre të konservuar në një mushkonjë të prehistorisë.

Studiuesit e Shoqërisë së Entomologëve të SHBA-së do të kenë mundësinë të analizojnë vetë gurin dhe insektin misterioz për të zbuluar diçka më shumë për atë epokë.

Ky botim është publikuar në blogun e Shoqërisë së Entomologëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ‘Entomology Today’, nga Brian Berger:

‘Vitin e kaluar bleva një gur të çmuar opal zbuluar në ishullin Java në Indonezi. Përveç lojës së ngjyrave që mbulojnë gjithë sipërfaqen, gjëja më interesante është insekti që gjendet brenda’.

Instituti i Gemmologjisë së Amerikës (GIA) studioi mineralin në detaje dhe publikoi një raport, duke vërtetuar se opali është autentik. Janë duke u zhvilluar kërkime të mëtejshme për të identifikuar insektin dhe epokën në të cilën ka jetuar.

Fakti që është një opal autentik ngre pyetjen se si ky mineral ka ‘mbyllur’ brenda tij insektin.

Studiuesit besojnë që këto minerale formohen kur acidi i ujërave nëntokësore shpërbën silicin që ndodhet në shkëmbinj. Kur niveli i aciditetit të ujit rritet, silici depozitohet ngadalë në shtresat e shkëmbinjve, duke krijuar opalin.

Megjithatë, ekzistojnë raste të rralla në të cilat uji i pasur me silic është depozituar edhe në hapësirën e lënë nga një trung druri në dekompozim. Në këto raste flitet për dru të opalizuar.

Gjeologu Ben McHenry i Muzeut të Australisë Jugore është i bindur se insekti në fjalë ka qenë i pranishëm gjatë një mekanizmi të ngjashëm.