Eni Vasili rrëfen planet për dasmën, tregon për marrëdhënien me Vjollca Vokshin dhe Ilva Taren

Eni Vasili është një nga moderatoret më të ndjekura në ekranin shqiptar. Sezonin e fundit ajo u shfaq në ‘Top Channel’ me emisionin e saj të quajtur ‘Open’. Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në programin ‘E diell’, ku ka rrëfyer disa detaje rreth jetës së saj private, por dhe marrëdhënies me koleget e saj.

Gjatë intervistës në “Këndi i së vërtetës” në “E Diell”, Eni e cila e ka mbajtur gjithmonë të blinduar jetën private, u përgjigj se fustanin e bardhë do ta veshë, por jo para zgjedhjeve. Po të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për një fëmijë me partnerin e saj.

“Kur do e veshësh fustanin e bardhë?”, ishte pyetja që ju drejtua nga Edi Manushi në një pjesë të emisionit.

Eni vijoi me përgjigjen e saj duke thënë: “Kemi zgjedhjet tani, bëjmë zgjedhjet njëherë, flasim pak më vonë”, duke lënë të kuptohej se ky nuk ishte një plan i afërt i moderatores. Vasili pohoi se për sa i përket marrëdhënies në çift, kanë zgjedhur ta respektojnë mjaftueshëm hapësirën e njëri-tjetrit.

Mirëpo këmbëngulja e Ervinit dhe Manushit nuk mbeti me aq! Kureshtja këtë herë ishte për marrëdhënien mes çiftit, nëse Armandi, ishte posesiv ose jo ndaj Enit!

“Ai nuk është fare posesiv. E respektojmë shumë hapësirën e njëri-tjetrit dhe kjo është një nga arsyet që ne jemi bashkë”, tha duke qeshur Vasili.

Kujtojmë se në dhjetor të 2018-s, Eni Vasili u shfaq në publik me partnerin e saj Armandin, gjatë një eventi në Tiranë, të organizuar nga Lorik Cana.

Më pas gazetari Ervin Kurti, e pyeti për marrëdhënien e saj me koleget në punë, Ilva Taren dhe Vjollca Vokshin. “Me Vjollcën nuk mund të kem marrëdhënie, as nuk e di ku është. Me Ilva Taren nuk kam shumë marrëdhënie të them të drejtën, nuk frekuentohemi shumë, por kjo për shkak të jetës dhe ritmit të saj”- u përgjigj moderatorja.

Eni tregoi dhe detaje të tjera nga jeta e saj, duke thyer kështu heshtjen pas kaq kohësh.