Klopp gjen fajtorin për barazimin me Manchester United

Jurgen Klopp ka folur për “BBC” pas barazimit pa gola të marrë në fushën e Manchester United.

"Mund të ndihemi sikur kemi fituar një pikë ose kemi humbur dy. E nisëm ndeshjen siç donim, por më pas filluan dëmtimet e njëpasnjëshme dhe humbëm Firminon", ka thënë trajneri gjerman.

"Nëse do të kishim vazhduar të luanim në të njëjtën mënyrë siç e nisëm mund të kishim fituar, por ato dëmtime ndikuan te ritmi i lojës sonë. Nuk luajtëm mirë dhe për  këtë arsye mund të them se është një pikë e fituar", shtoi Klopp.  

"Ndeshje të tilla zhbllokohen gjithmonë nga një episod. Lojtarët nuk ndiheshin mirë sot, mund ta shihja në fytyrat e tyre. Ishte e çuditshme. Mendova 'çfarë po ndodh këtu'. Humbëm ritmin dhe nuk e rikuperuam më", deklaroi tekniku i Liverpoolit.