Zjarr me përmasa të mëdha në një fshat në Krujë

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një pyll me pisha dhe ullinj në Krujë.

Mësohet se pavarësisht se forcat e zjarrfikëses janë në vendin e ngjarjes, fikja e flakëve është tepër e vështirë për shkak të terrenit të vështirë dhe favorizimit që marrin vatrat e ndezura nga era e fortë që fryn.

Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Barkanesh të Krujës i cili vijon të përhapet për një shpejtësi të madhe.